Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, foto nga takimet e ministrave dhe deputetëve me pensionistët në vend.
Rama shprehet se qeveria është e angazhuar për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit.
Postimi i Ramës:
Vijon Diskutimi i Hapur për pensionet në rrugën drejt #Shqipërisë2030🇦🇱me angazhimin e qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit.
