Skip to content

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali viziton Vatikanin! Pritet nga Papa Françesku: I shpreha Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar për Shqipërinë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Spiropali thotë se i shprehu Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit

“Sot pata nderin e rrallë dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme të pritem në audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, i shpreha Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes, për dashurinë e Tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit”, shkruan Spiropali në Facebook.

“”