Skip to content

Anti-Korrupsioni/ Fatmir Xhafaj: Ky komision nuk ka për qëlllim të amnistojë askënd

Fatmir Xhafaj ndau sot në një konferencë për shtyp me gazetarët detaje për ngritjen e Komisionit Anti-Korrupsion.

I pyetur nëse “ky komision do të ketë për qëllim të amnistojë një sërë veprash penale të lehta të konsideruara për politikanë e zyrtarë të lartë nën hetim nga SPAK apo të dënuar nga gjykata e posaçme”, Xhafaj tha se Komisioni Anti-Korrupsion nuk ka për detyrë të amnistojë askënd.

“Ky komision nuk ka për detyrë të amnistojë askënd, nuk ka këtë qëllim , nuk kemi marrë përsipër të ndërmarrim diçka të tillë”, tha Xhafaj.

Gjithashtu Xhafaj tha se grupi i posaçëm për ngritjen e Komisionit është konsultuar me ndërkombëtarët, ndërsa theksoi se “Komisioni nuk bën luftë, por ligje.”

“”