Skip to content

“Bastisën” supermarketin gjatë natës në Lezhë! Vodhën kasafortën plot me para dhe u larguan, policia në kërkim të autorëve

Një supermarket në Lezhë ka rënë pre e hajdutëve, pak pas mesnatës të së dielës.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se pak pas mesnate hajdutët kanë hyrë në supermarket dhe kanë vjedhur kasafortën e marketit.

Mësohet se autorët janë larguar me një shumë të konsiderueshme prej 3 mln lekësh.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se kanë qenë disa persona të cilët kanë hyrë me forcë nga dera e pasme e supermarketit.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së biznesit për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe rindërtimin e ngjarjes.

“”