Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë qëndrimit të tij në Egjipt ka vizituar Piramidat e Gizës.
Përmes një statusi në Facebook, ka ndarë me ndjekësit e tij emocionet e kësaj vizite, ku shkruan se në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit dhe vlerat që mbart.
“Mbresëlënëse vizita në Piramidat e Gizës, ku pata mundësinë të shoh nga afër Sfinksin e madh, por edhe një nga Shtatë mrekullitë e botës, Piramidën e Keopsit. Në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit, por njëkohësisht edhe vlerat e jashtëzakonshme që ka për të gjithë qytetërimin botëror e gjithë kjo pasuri e trashëguar.”




