Skip to content

I vuri eksplozivin makinës së 40-vjeçarit, por vdiq vetë nga shpërthimi! Policia jep detaje nga vdekja e 25-vjeçarit: Ngjarja ndodhi për shkak të…

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje nga vdekja e 25-vjeçarit Kristi Balukja, i cili tentoi t’i vendoste eksplozivin mjetit në pronësi të shtetasit Renato Çepa, por humbi jetën vetë nga shpërthimi.

Sipas uniformave blu, lënda plasëse shpërtheu në momentin kur viktima po e vendoste në makinën tip “Volkswagen”, në pronësi të 40-vjeçarit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti të vjetër për motive të dobëta mes 24-vjeçarit dhe shënjestrës, Renato Çepa.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:10 në lagjen “Shënkoll”, ndërsa viktima mori dëmtime të rënda dhe për pasojë humbi jetën në spital.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit R. Ç., në lagjen “Shënkoll”, ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht K. B., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit R. Ç.

Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital.

Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.

“”