Skip to content

Pse i rrisni pagat deputetëve? Rama: Po të mbulonin shtimin e pensioneve, do t’i nxirrnim ligjvënësit vullnetarë të gjithë! Por janë një pikë uji në…

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikëve për rritjen e pagave të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Rama shprehet se nëse pagat e deputetëve do të mbulonin shtimin e pensioneve do t’i nxirrte të gjithë vullnetarë.

Edi Rama: Janë ca që thonë pse i rrisni pagat e deputetëve rritjani pensionistëve, po sikur ato pagat e deputetëve të mbulonin rritjen e pensioneve ne do t’i nxirrnim deputetët vullnetarë të gjithë.

140 deputetë me 700 mijë pensionistë, është vetëm një pikë ujë në oqean. E përsëris që nga rritja e pagave përfiton gjithmonë Fondi i Pensioneve.

“”