Disa protestues në Elbasan u shoqëruan në polici, pas tensioneve dhe përplasjeve mes qytetarëve dhe uniformave blu. Të revoltuar reaguan disa demokratë.

”Jeni kukullat e Edi Ramës apo jeni Policia e Shtetit”, u shpreh një protestuese. Për tre orë me radhë, protestuesit e opozitës bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke shkaktuar një trafik të rënduar prej disa kilometrash, në një nga nyjet me më shumë qarkullim në vend.

Protestuesit u përplasën më pas me efektivët, kur këta të fundit ndërhynë për të liruar rrugën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re