Ashtu siç kishin njoftuar, opozita doli sot sërish në protestë, në atë që ajo e quan mosbindje civile. Ndryshe nga tubimi i 7 tetorit, sot (29 tetor) deputetët e PD dhe mbështetës demokratë u vendosën në 6 kryqëzime kryesore të Shqipërisë, duke bllokuar rrugët dhe paralizuar qarkullimin.
Deputetët e PD dhanë mesazhin se qëllimi i kësaj protestë është realizimi i kërkesave të tyre, qeveria teknike me qëllim zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe lirimin e Sali Berishës.
LEXO EDHE: Mbyllet mosbindja civile/ Flamur Noka: Kthim pas nuk ka! Shqipëria sot ishte në duart e opozitës! Destinacioni i radhës Surreli? Ja si përgjigjet deputeti i PD
Në Tiranë, Elbasan dhe në Milot situata në disa momente u tensionua, ndërsa protestuesit dogjën goma, shkurre dhe kosha mbeturinash.
Policia bëri disa herë thirrje që rrugët të lirohen, pasi bllokimi i tyre përben vepër penale. Kjo është konsideruar nga deputetët e PD si provokim që po i bëhet qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore.
LEXO EDHE: Deputetët e PD shtyhen me policinë: Mos na provokoni, kemi marrë leje, do rrimë rrugëve! Protestojmë edhe për ju
Në Tiranë, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe deputeti Asllan Dogjani u përplasën me policinë, duke i kërkuar atyre që të distancohen dhe të mos provokojnë.
LEXO EDHE: “Të gjithë drejt Surrelit”- Thirrja e Flamur Nokës: Policia të tërhiqet, mos provokojë protestuesit paqësorë, në të kundërt…
Madje Flamur Noka paralajmëroi se nëse policia nuk tërhiqet nga provokimet, qytetarët do t’i drejtohen Surrelit, por ne fund te protestes, ai tha se kete here Surreli u shmang.
Në fund protesta u mbyll dhe qytetarët u shpërndanë në mënyrë paqësore dhe rruget u hapen.
LEXO EDHE: Mosbindja Civile, Paloka nga Shkozeti: U arrit qëllimi ynë, rruga u bllokua!
LEXO EDHE: “Washington Post” i bën jehonë tubimit të opozitës: Pakica shqiptare bllokoi rrethrrotullimet! Kërkon qeveri teknike
