Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me shoqërimin e protestuesve dhe drejtuesve të degëve të PD-së, pas protestës së 29 tetorit, ku u bllokuan rrugët.
Shehu u shpreh se qëllimi është për të krijuar frikë e terror, por shtoi se asgjë nuk mund ta ndalojë protestën e zemërimit të njerëzve të lënë në varfëri dhe pa të drejta.
“I siguroj se ky aksion politik per liri te te gjitheve, te liderit tone Sali Berisha, demokraci, mireqenie etj, do vazhdoje te shkoje ne ngritje deri ne shembjen e regjimit!”, shkruan ndër të tjera ai.
Reagimi:
Terrori komunist ne veprim!
Ne Qarkun e Gjirokastres fillojne te theresin ne Komisariatet e policese grupe te protestuesish te mbremshem.
Drejtues te degeve te PD deri te tjere qytetare, qe me vullnet te lire protestuan ndaj ketij rregjimi!
Per te krijuar terror e frike!
Per asgje nuk mund te ndaloje tashme protesten e zemerimin e njerezve, te lene ne varferi, te shkelurne te drejtat e tyre themelore.
Duke i falenderuar thellesisht te gjithe ata qe erdhen ne Levan nga Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Tepelena, Memaliaj, Kelcyra, Permeti etj.
I siguroj se ky aksion politik per liri te te gjitheve, te liderit tone Sali Berisha, demokraci, mireqenie etj, do vazhdoje te shkoje ne ngritje deri ne shembjen e rregjimit!
Ndal revanshit komunist!
