Masakër në Shkodër!
Nga informacionet e para në rrjetet sociale dyshohet për dy të vrarë dhe dy të plagosur!

Dy automjete në ecje kanë qëlluar me breshëri njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa here, dhe më pas është përplasur me një mur.

Pamje të rënda janë shpërndarë në rrjet pas ngjarjes në Shkodër.
Të shtënat raportohen në Dobraç,

Në përplasje me armë zjarri kanë mbetur të vdekur të paktën 3 persona dhe është plagosur një tjetër.

Informacione paraprake bëjnë me dije një nga viktimat është Hamza Lici, vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje. Ndërkohë i plagopsur raportohet Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD Xhemal Bushati.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re