Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua në lidhje me kontenierët e kompanisë Moliva që mbetën të bllokuara në portin e Durrësit dhe ende nuk dihet çdo të bëhet me to. Kontenierët mbërritën ditën e hënë dhe u lanë në dyert e portit pa u lejuar të kalojnë.

Të ftuar për të folur më tej në lidhje me këto kontenierë ishin ambientalisti Sazan Guri, inxhinieri Qerim Ismeti dhe ish-komandanti i forcave detare Artur Meçollari. 102 kontenierë të kompanisë turke Moliva kanë mbërritur në bregtetin shqiptar këtë të hënë por nuk janë lejuar ende të zbarkohen në port pasi ka dyshime që mund të ketë mbetje toksike dhe të dëmshme në to.

Gjatë analizës në studio ambientalisti Sazan Guri dhe inxhinieri Qerim Ismeti patën një përplasje me fjalë duke ngritur tonet ndaj njëri-tjetrit. Shkak i këtij incidenti që e bëri inxhinierin të reagojë duke u ngritur në këmbë ishte ndërprerja e vazhdueshme e analizës së tij nga ana e Gurit. Ismeti u ngrit në këmbë dhe u drejtua drejt monitorit për të shpjeguar hartën e një makinerie të kompanisë për të treguar që disa prej gazrave nuk janë të dëmshëm.

DEBATI:

Ismeti: Metalurgjia jep gaze

Guri: Bravo

Ismeti: Ktu nuk kemi ardhur për gazin e metalurgjisë për ndotjen

Guri: Ndotjen atje, pluhuri, shihe pluhurin atje

Ismeti ngrihet në këmbë: Sazan të lutem shumë

Guri: Pluhurin ktë dua unë të më shpjegosh

Ismeti: Shihe pluhurin këtu, ktu zhvillohet harku (Shpjegon)

Guri: Qartë qartë, po plumbi më shpjëgo plumbin

Ismeti: Po ta them unë me analizë duro të flas, duro ta mbaroj unë e pastaj ta shpjegoj

Guri: Me qetësi o me qetësi

Ismeti: Mos më bëj nevrik tani

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re