Skip to content

Vajza i dha fund marrëdhënies, 27-vjeçari shqiptar tentoi ta mbyste me rripin e çantës

WhatsApp Image 2024 10 30 at 18.34.12 dc0d0a64

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për tentativë vrasjeje, pengmarrje, kanosje dhe fyerje ndaj një 22-vjeçareje. Ata ishin njohur në rrjetet sociale dhe kishin krijuar një lidhje romantike. Gjatë një takimi, vajza vendosi t’i jepte fund marrëdhënies.

I riu reagoi dhunshëm, duke e marrë me forcë vajzën dhe e hipur në taksi, ku e kërcënoi dhe fyeu, duke mos e lënë të dilte.

Në një moment, ai tentoi ta mbyste me rripin e çantës duke ia shtrënguar rreth qafës.

Vajza arriti të shpëtonte kur zinxhiri i çantës u këput, dhe kalimtarët që panë ngjarjen lajmëruan menjëherë policinë, e cila ndërhyri për ta arrestuar autorin.