Skip to content

Dhjetë kandidatë të interesuar për vakancën në Gjykatën Kushtetuese/ Në listë edhe Alfred Balla që refuzoi vettingun! I shkarkuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite

Kuvendi shpalli sot listën me 10 kandidatët që kanë shprehur interes për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes së Elsa Toskës.

Mes tyre është edhe Alfred Balla, i cili rezulton i shkarkuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite me vendim të KP, pasi refuzoi t’i nënshtrohej procesit të vettingut.

Në maj të këtij viti Kolegji i Posaçëm i Apelimit miratoi kërkesën e Komsionerit Publik për të shkarkuar Alfred Ballën nga sistemi i drejtësisë dhe ndalimin e tij për të kandiduar për 15 vite për postin e Prokurorit, Gjykatarit, Anëtarit të KLGJ, KLP apo Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në raportin e hartuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa konstatohet se Alfred Balla ka refuzuar të ushtrojë procesin e vettingut, me argumentin se ai nuk kishte statusin e magjistratit, ndërkohë që ushtronte funksionin në ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë. Në raportin që u miratua ditën e sotme edhe nga Kolegji i Posaccëm e Apelimit është marrës i prove një e-mail që Alfred Balla i ka dërguar organeve të vettingut të cilave u kërkon që të ndërpritet procesi i rivlerësimit për të.

“Lidhur me vullnetin e subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, për vazhdimin e procesit të rivlerësimit, nga aktet në dosje, rezulton se, pasi subjektit të rivlerësimit, më datë 5.1.2022, u njoftua në rrugë elektronike për fillimin e procedurave për shqyrtimin e akteve të procesit të rivlerësimit kalimtar përkatës, me email-in e datës 6.1.2022, drejtuar Komisionit, ka referuar se i është drejtuar këtij të fundit në vitin 2018, me kërkesën për ndërprerjen e kësaj procedure, kërkesë për të cilën nuk ka marrë ende përgjigje. Subjekti i rivlerësimit, ndër të tjera, pretendon: […] se një proces i tillë Vettingu nuk më duhet se nuk kam statusin e magjistratit si Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë […]”, thuhet në raportin e Komisionerit Publik.
MBARIMI I MANDATIT

Ndërkohë që në mbarim të mandatit, Alfred Balla kishte kërkuar që të rikthehej në funksionin e këshilltarit Ligjor në Gjykatën e Lartë, por sipas Komisionerit Publik kjo e drejtë për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë i duhej hequr për 15 vite, pasi kreu aktual i KLP-së kishte refuzuar të bënte procesin e vettingut. Si e tillë në Kushtetutë në pikën G është përcaktuar që magjistratët që refuzojnë vettingun, përjashtohen nga sistemi për 15 vite.

“Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit G, të aneksit të Kushtetutës.

“”