E gjithë skena e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt automjetit ku ndodhej Hamza Lici dhe Arlind Bushati deri te plumbat e fundit është rreth 150 metra.
Autorët i janë futur paralel makinës së shënjestrës dhe kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje. E gjithë ngjarja sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes. Qitësit dyshohet së kanë qenë dy persona, një tjetër ka pasur rolin e shoferit. Te makina e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati
