Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku humbi jetën djali 3-vjeçar.

Mediet greke shkruajnë se autorët dyshohen se kanë qenë në pritje se kur do të kalonin prindërit dhe djali 3 vjeçar. Në momentin që ata kanë parë makinë, kanë qëlluar rreth 20 herë mbi automjet. Vetëm një plumb ka depërtuar përtej xhamit dhe ka goditur fëmijën.

Gjithashtu konsiderohet e mundshme që të ketë pasur hatërmbetje dhe dy familjet mendohen të kenë qenë me precedent të më mëparshëm, gjë që ndoshta reflektohet në ashpërsinë e sulmit.

Pavarësisht gjithë kësaj, Autoritetet nuk kanë arritur ende në një përfundim përfundimtar.

Fillimisht prindërit e dërguan fëmijën në Qendrën Shëndetësore Markopoulou, por më pas e transferua në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”, ku edhe ndërroi jetë. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re