Skip to content

NËNKRYETARJA E BASHKISË BERAT PËR DJEGIEN E MANDATEVE: DO TË ZBATOJMË QENDRIMIN POLITIK TË PD

E ftuar në emisionin Studio Plus drejtuar nga gazetari Sokol Ferro, nën kryetarja e bashkisë Berat Znj. Afize Skendo ndër të tjera i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Ferro se cili do të ishte qendrimi i saj në rastin e një thirjeje nga qendra e Partisë Demokratike për djegien e mandateve të kryetarëve apo nën kryetarëve të bashkive si dhe të këshillave bashkiak në rrethe.

Ajo është shprehur se qendrimi i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për djegien e mandateve është një masë ekstreme.

Por sipas saj ky qendrim është i justifikuar . “Zëri i opozitës tashmë nuk dëgjohej më në parlament dhe një opozitë zëri i së cilës nuk dëgjohet duhet të jetë aty ku dëgjohet, pranë popullit”,ka deklaruar ajo.

Znj. Skendo po ashtu ka shprehur mbështetjen e saj në rastin e një kërkese nga Partia Demokratike për përshkallëzimin e masave deri në djegien e mandateve të kryetarëve apo nën kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiak./Berati.Tv