Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spriopali mbajti fjalën e rastit në hapjen e Shkolllës së Integrimit Evropian. Në fjalën e saj, kryeparlamentarja u ndal tek procesi i integrimit, që sic tha ajo këto muaj kanë qenë të rëndësishme për Shqipërinë për shkak të hapjes së negociatave, por edhe për progres raportin.
Sipas Spriopalit, anëtarësimi i Shqipërisë brenda 2030 është përveçse një plan ambicioz edhe një qëllim plotësisht i arritshëm.
Më tej Kryetarja e Kuvendit tha se “Evropa në Shqipërinë e sotme është dhe më shumë se një flamur që pret një yll me tepër në Bruksel”.
Elisa Spiropali: Mobilizimi i faktorit politik e shoqëror, arritjet e deritanishme dhe vullneti ynë për të përshpejtuar ritmet e integrimit na bëjnë të besojmë se anëtarësimi i Shqipërisë brenda 2030 është përveçse një plan ambicioz edhe një qëllim plotësisht i arritshëm.
Gati një e treta e shqiptarëve që votojnë janë qytetarë tipikë evropian dhe se Evropa në Shqipërinë e sotme është dhe më shumë se një flamur që pret një yll me tepër në Bruksel.
