Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 në autostradën Fier-Vlorë, pranë spitalit Memorial. Në aksident janë përfshirë tre automjete: një “Suzuki”, një “Mercedes” dhe një “Fiat”.
Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i automjetit “Fiat” i cili thuhet se është një prift ka mbetur i plagosur , por akoma nuk është bërë i njohur identiteti i saktë, është dërguar me urgjencë në Spitalin Memorial për trajtim mjekësor.
Në vëndngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit .
