Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare

Ashtu si prej disa ditësh tashmë, edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare. Në orët e mëngjesit do të vijojë të mbetet prezentë mjegulla e dendur apo mjegullina kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës me rrahje era në lugina dhe bregdet me shpejtësi deri në 6-10 m/s. në  Gjirokastër dhe Korcë do të ketë temperatura nënë 0 në mëngjes dhe darkë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re