Bildnummer: 56827039 Datum: 05.01.2012 Copyright: imago/PanoramiC SALI BERISHA (Premierminister Albanien) in Paris GerardRoussel/PANORAMIC PUBLICATIONxNOTxINxFRAxITAxBEL People Politik Porträt FRA x1x xkg 2012 quer 56827039 Date 05 01 2012 Copyright Imago Panoramic Sali Berisha Prime Minister Albania in Paris GerardRoussel Panoramic PUBLICATIONxNOTxINxFRAxITAxBEL Celebrities politics Portrait FRA x1x xkg 2012 horizontal

Në një intervistë televizive, Sali Berisha u pyet në lidhje me zhvillimet e fundit në Strukturën e Posaçme, e cila po avanconte me hetimet e dosjeve të “Gërdecit” dhe “21 janarit”, dhe nëse ai kishte frikë nga një dënim për veten dhe familjarët e tij për këto çështje.

Ai u shpreh se familja e tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e tragjike të Gërdecit, duke theksuar se djali i tij ishte ftuar dy herë për t’u pyetur, por këtë e konsideron si një veprim të motivuar politikisht.

Berisha insistoi se protesta e 21 janarit ishte një akt i organizuar nga Edi Rama, duke përmendur një deklaratë të Departamentit të Shtetit (DASH) që kërkonte hetimin e organizatorëve dhe atyre që qëlluan.

Ai theksoi se ishte në krye të detyrës në momentin e protestës dhe kërkoi një hetim të pavarur për ngjarjen, duke shtuar se nuk kishte asnjë kundërshtim ndaj hetimeve të mëtejshme, por akuzoi hetimet për tentativë për të fshehur të vërtetën mbi organizimin e protestës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re