Skip to content

Foto nga paparazzi/ Ori Nebiajn e pengon dielli, por nuk ia prish pozën në Kuvend!

Ori Nebiajn jemi mësuar ta shikojmë edhe në Parlament, ashtu si e kemi parë për shumë kohë edhe në ekran, të qeshur dhe plot sharm.

Deputetja e Partisë Demokratike, ka preferuar që mos të përfshihet në aksionin opozitar që PD ka ndërmarrë, ndaj edhe ndryshe nga kolegë të sajin, ajo vjen disi më komode në Parlament, madje gjen kohë edhe për të pozuar përpara objektivit të paparacit tonë.

E veshur totalisht me të zeza dhe flokët e mbledhur, duket sikur Ori ka dashur të sjellë një pozë të bukur për lexuesin tonë, por ka qenë dielli që nuk e ka lejuar.

Me dorën tek sytë dhe një buzëqeshje dashamirëse, deputetja nuk ka pritur që paparaci ynë t’i rrëmbejë një moment kur ajo nuk do ta kishte mendjen, por ka pozuar vetë. E natyrisht që pavarësisht diellit që e pengonte, poza meriton të jetë për të gjithë lexuesit tanë.

“”