Skip to content

Kryeministri Rama publikon foto familjare nga Samiti Botëror për Klimën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook  foto nga Samiti Botëror për Klimën që po mbahet në Baku Azerbajxhan.

Konferenca vjetore e OKB-së për klimën nisi dje. Në këtë konferencë marrin pjesë liderë botërorë nga rreth 200 vende.

Delegatët diskutuan në këtë konferencë mënyrat për të kufizuar dhe t’u përgatitur për ndryshimet e ardhshme klimatike.

Në fokus të veçantë ishte mënyra se si vendet planifikojnë të kufizojnë rritjen afatgjatë të temperaturës globale në 1.5C, një objektiv i vendosur nga Marrëveshja e Parisit në vitin 2015.

Ky vit është projektuar të jetë më i nxehti i regjistruar, duke kapërcyer për herë të parë këtë prag jetik prej 1.5C.

Çfarë është ndryshimi klimatik dhe çfarë efekti ka pasur deri tani?

Ndryshimi i klimës është ndryshimi afatgjatë në temperaturat mesatare të Tokës dhe kushtet e motit.

Midis 2014 dhe 2023, bota ishte mesatarisht rreth 1.2C më e ngrohtë se në fund të shekullit të 19-të, thotë Organizata Botërore Meteorologjike dhe parashikimet janë se viti 2024  do të përfundojë si viti më i nxehtë i regjistruar në botë, sipas parashikimeve të fundit nga shërbimi evropian i klimës.

“”