Janë krijuar tensione në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up pas përplasjes në sallën e mbledhjes mes maxhorancës dhe opozitës, sherr i nisur pas replikave mes deputetit të PD-së Saimir Korreshi dhe atij të PS-së, Ilir Metaj.
Ligjvënësi demokrat kërkoi pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në Komision ndërsa iu drejtua mazhorancës duke thënë që “të vinte të na i tregonte disa leksione, leksione se si rrihet duke ngrënë dardha mbrapa, ose të thotë që jam frikacak, nuk ma mban prapanica të vij këtu në komision.”
Por, deputeti socialist Ilir Metaj iu është përgjigjur duke thënë që Korreshi zbriti fjalorin derisa fjalën ia jep prapanicës.
“Na solli në Komision prapanicën”, u shpreh ai, ndërsa Korreshi iu kthye: “Noc Rrokun herët tjetër, të ta këndoj nga mëngjesi deri në darkë. Fillon me Nor Rok, vërshëllen, bilbilosin që…”
Teksa Ilir Metaj kërkoi fjalën për të replikuar me Saimir Korreshin nuk u lejua nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, me argumentin se deputeti i PD-së nuk i përmendi emrin.
“Mbaj vendin aty. Ulu, nëse e ke Noc emrin ta jap fjalën, nëse e ke Ilir s’ta jap”, iu kthye Vokshi. Ndërsa në sallë u krijuan tensione, kryetarja vendosi të bëjë 2 minuta pushim.
Pjesë nga debati:
Saimir Korreshi: Do të doja disa leksione se si mund ta kemi krimin e organizuar nga Rama, se si mund të vidhen kaq shumë lekë me buxhet të shtetit. Të vinte të na i tregonte disa leksione, leksione se si rrihet duke ngrënë dardha mbrapa, ose të thotë që jam frikacak, nuk ma mban prapanica të vij këtu në komision. Kështu me pak llafe. Ne ia dërgojmë me shkrim, edhe me televizor, por puna është se as ju nuk shikon në TV, jo më ne.
Ilir Metaj: Përse mund të vijë Edi Rama dhe çfarë mund të mësojë ai këtu. Nuk është hera e parë që dikush nga ju e zbret fjalorin derisa fjalën ia jep prapanicës, sikurse bëri edhe kolegu aty, që na solli në Komision prapanicën.
E kuptoj që e keni treguar me vepra dhe jo vetëm me fjalë që është maja ku mund të arrini, përse mund të vijë Rama dhe çfarë mëson ai këtu.
Ai do ju mësojë se si ndërtohen projekte për të ndryshuar Shqipërinë dhe si ndryshohet faqja e Shqipërisë. por për ta kuptuar këtë duhet të dalësh jashtë nivelit të prapanicës dhe për këtë nuk e bëni dot. Jeni të pashpresë në këtë drejtim”, tha Ilir Metaj.
Saimir Korreshi: Herë tjetër nuk do të flas me nder, por me Noc Rokun, pa merak. Noc Rrokun herët tjetër, të ta këndoj nga mëngjesi deri në darkë, siç ta këndon kryeministri. Fillon me Nor Rok, vërshëllen, bilbilosin që…
(Ilir Metaj kërkon fjalën)
Albana Vokshi: Nuk ia dhashë për replikë, ia dhashë zotit Mziu. A ka mundësi të heshtësh
Ilir Metaj: Jo nuk ka mundësi
Albana Vokshi: Zoti Metaj për çfarë e doni fjalën
Ilir Metaj: Për replikë
Albana Vokshi: Kush ta përmendi emrin? Kush? Saimir përdori tjetër emër, nëse e ke emrin ashtu dakord. Por nuk e ke ashtu, përmendi tjetër emër ai, nëse është ky emri dakord. Nëse është emri jot ai, ta jap fjalën për replikë. Por ai përmendi një emër tjetër që e ka qejf kryeministri yt.
Mqs, ti ke emër tjetër. Saimir Korreshi ka përmendur emër tjetër.
(Ilir Meta ngrihet duke folur në këmbë)
Albana Vokshi: Nëse ke marrë detyrë të prishësh Komisioni. Korreshi e përmendët emrin e Metajt?
A e përmendët gjë emrin e tij? Nëse quhesh ashtu ta jap emrin (I drejtohet Metaj) Mbaj vendin aty. Ulu, nëse e ke Noc emrin ta jap, nëse e ke Ilir s’ta jap.
Plarent Ndreca: Ti po e ngacmon
Albana Vokshi: Të qetësohet, nëse i keni dhënë detyrën të prishë komisionin dakord
Plarent Ndrenca: Po e kthen personale.
Albana Vokshi: Gjeni emrin si e keni pastaj hajde flisni. Kur ta përmendë emrin
Albana Vokshi: A e di sa dobët që je, as rolin që të kanë dhënë nuk e bën dot. Ulu se do të përjashtoheni.
Plarent Ndreca: A të flas unë o Ilir
Albana Vokshi: Metaj sot nuk e merrni më fjalën, uluni ose dilni
Ilir Metaj: Atë do ta shikojmë (Ulet në karrige)
Albana Vokshi: Do ta shohim
Plarent Ndreca: Nëse doni ta prishni mbledhjen…
Albana Vokshi: Ne mezi e kemi pritur, si do ta prishim. Thojini zotërisë që të mos bëjë zhurmuesin.
Krijohen përplasje në sallë
Albana Vokshi: Dy minuta pushim