Skip to content

Videolajm/ Ilir Beqaj s’i zë besë Kuvendit! Ish-ministri largon ujin nga tavolina, nxjerr shishe të tjera nga çanta për vete dhe avokatin

Ish-ministri Ilir Beqaj, i cili doli për pak orë nga qelitë e burgut për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, duket se nuk i zë besë Kuvendit.

Pasi i hoqën prangat nga duart, Ilir Beqaj u fut në sallën ku zhvillohet mbledhja i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa në duar mbante një çantë me dosje dhe jo vetëm.

Sapo mbërriti në vendin e caktuar në tij në tavolinë një gjest i ish-ministrit të Shëndetësisë tërhoqi vëmendjen.

Ilir Beqja nxorri dy shishe ujë nga çanta e tij, për vete dhe avokatin, dhe largoi shishet e vendosura në tavolinë nga punonjësit e Kuvendit.

“”