Skip to content

Konflikt mes adoleshentëve pranë gjimnazit në Korçë/ Njëri përfundon në spital, tjetri në polici! Si nisi sherri

Dy adoleshentë janë konfliktuar këtë të martë në afërsitë gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, në lagjen 10 të qytetit të Korçës.

Pamje nga vendngjarja, sherr mes adoleshenteve ne Korce

Mësohet se njëri prej tyre ka marrë dëmtime në fytyrë nga goditjet me grushte dhe ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Konflikti ka nisur fillimisht verbal e më pas është agravuar deri në dhunë fizike mes tyre.

Shkaqet lidhen me motive banale të adoleshentëve, ndërsa policia ka shoqëruar njërin prej tyre në komisariat, ndërsa tjetri ndodhet ende në spital në kujdesin e mjekëve.

Policia po merr deklarimet e adoleshentëve të përfshirë në konflikt.

“”