STUDIO PLUS – E FTUAR HAFIZE SKENDO, N/KRYETARJA E BASHKISË BERAT

E ftuar në emisionin Studio Plus drejtuar nga gazetari Sokol Ferro, nën kryetarja e bashkisë Berat Znj. Afize Skendo ndër të tjera i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Ferro se cili do të ishte qendrimi i saj në rastin e një thirjeje nga qendra e Partisë Demokratike për djegien e mandateve të kryetarëve apo nën kryetarëve të bashkive si dhe të këshillave bashkiak në rrethe. Ajo është shprehur se qendrimi i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për djegien e mandateve është një masë ekstreme. Por sipas saj ky qendrim është i justifikuar . “Zëri i opozitës tashmë nuk dëgjohej më në parlament dhe një opozitë zëri i së cilës nuk dëgjohet duhet të jetë aty ku dëgjohet, pranë popullit”,ka deklaruar ajo. Znj. Skendo po ashtu ka shprehur mbështetjen e saj në rastin e një kërkese nga Partia Demokratike për përshkallëzimin e masave deri në djegien e mandateve të kryetarëve apo nën kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiak. Për më shumë shikoni videon e plotë.

SUBSCRIBE PER ME SHUME VIDEO SI KJO https://www.youtube.com/channel/UCc3RjTolIhLLCu4wPnxTrjQ?sub_confirmation=1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re