Skip to content

“Ilir Beqaj ka akoma mbështetje politike”- Sjellja e ish ministrit në Komisionin Hetimor, Agron Shehaj: Është absurde! Ka futur në xhep paratë që duhet të shkonin për shëndetësinë

Deputeti Agron Shehaj e konsideron absurde sjelljen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi kërkoi Power Point dhe më pas të vazhdonte dëshminë.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Shehaj tha se Ilir Beqaj ka akoma mbështetje politike, ndaj bën këto sjellje.

Sipas Shehajt, Ilir Beqaj akuzohet se ka se ka futur në xhep paratë që duhet të shkonin tek shëndetësia.

“Beqaj nuk është viktima, Beqaj e ka përdorur postin për t’u pasuruar. Ka vjedhur me qindra miliona euro, ky akuzohet se ka se ka futur në xhep paratë që duhet të shkonin tek shëndetësia

Mua nuk më çudit Beqaj, Beqaj bën ca të dojë. Beqaj e bën se ka një mazhorancë që e mbështeti, e çoi në poste të ndryshme. Pavarësisht se ishte në hetim nga SPAK lëvizte nga një post në një post tjetër. Beqaj ka bërë një gjë të paimagjinueshme. Tani shkon në parlament dhe thotë dua poëer poin ndryshe nuk flas. E bën sepse ka mbështetje politike. Pse është normale që një njeri që akuzohet se ka vjedhur miliona euro në vend që të dëshmoje, sepse është i detyruar që të flas dhe ai thotë dua poër point, kjo është absurde”, tha nder te tjera Shehaj.

“”