Skip to content

Arrestohet shqiptari në Itali/ Akuzohet për shitje të lëndëve narkotike! Çfarë i gjeti policia në makinë

Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë kontrollit në makinën e shqiptarit u gjetën 7 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë gati për shitje dhe 500 euro cash.

I riu kishte fshehur lëndën narkotike në bagazhin e makinë. Ai u arrestua nga policia e Montemarcioano.

Autoritetet italiane po punojnë për të gjetur grupin që furnizonte shqiptarin me drogë, ndërsa vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të “itinerarit” të drogës.

“”