Misteri i Hvaldimirit, beluga që besohet të ishte një spiun rus, i cili u shfaq në një port norvegjez në vitin 2019 dhe u gjet i vdekur në fund të gushtit të këtij viti, mund të jetë zgjidhur.
Cetacei u pa për herë të parë pranë Hammerfestit në Norvegjinë veriore, duke shkaktuar spekulime për shkak të parzmores që mbante, e pajisur me një videokamerë dhe që mbante mbishkrimin “Pajisjet e Shën Petersburgut”. Shumë menduan se ishte një kafshë e stërvitur e përdorur për qëllime spiunazhi nga ushtria e Moskës.
Shkencëtarja ukrainase Olga Shpak, e intervistuar nga BBC, është “e sigurt” se ajo e di rolin e vërtetë të Hvaldimir dhe qëllimin e trajnimit të tij: sipas ekspertes, beluga ishte një “ruajtësi” i një baze detare në Rrethin Arktik. të trajnuar për ta mbikëqyrur. Sipas Shpakut, cetaci iku në jug sepse ishte “i padisiplinuar”. Ajo që raportoi ekspertja bazohet në bisedat me miqtë dhe ish-kolegët në Rusi dhe do të jetë subjekt i një dokumentari të BBC-së me titull “Sekreti i balenës spiune”.
Që kur rasti u bë kryetitull në mbarë botën, Moska nuk ka dashur kurrë të komentojë mbi këtë çështje. Sidoqoftë, shkencëtarja studioi gjitarët detarë në Rusi nga vitet 1990 deri në kthimin e saj në Ukrainë ,vëndin e saj të lindjes në vitin 2022 dhe është 100% e sigurt se balena ishte trajnuar nga ushtria. Rusia ka një histori të trajnimit të cetaceve për qëllime lufte dhe faqja e internetit Barents Observer ka identifikuar ardhjen e balenave pranë bazave detare në Murmanskun veriperëndimor.

