Gjatë vizitës në Baku, Rama është takuar me disa homologë të tij
Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, ku ka marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.
Gjatë vizitës në Baku, Rama është takuar dhe me disa homologë të tij, ku mes tyre dhe Georgia Melonin.
Kur kjo e fundit është afruar, Rama është ulur në gjunjë dhe më pas mes të qeshurash janë përqafuar.
Kimia mes të dyve është ende aty, pavarësisht telasheve që dyshja Rama-Meloni i kanë hapur njëri-tjetrit me planin për të burgosur refugjatë në kampin e Gjadrit. Sapo janë takuar në Azerbajxhan, Rama ka bërë një tjetër reagim prej adoleshenti.
Kryeministri i Shqipërisë është ulur në gjunjë me pëllëmbët e bashkuara dhe me një buzëqeshje të madhe të vizatuar në fytyrë.
Nga sa kuptohet, skenat e Ramës i shijojnë kryeministres italiane. Sa herë Rama i dedikon ndonjë karagjozllëk ajo nuk e përmban buzëqeshjen.
