Italia është një vend i madh demokratik dhe më duhet të ritheksoj, me fjalët e përdorura në një rast tjetër, më 7 tetor 2022, se “di të kujdeset për veten në përputhje me Kushtetutën e saj”.

Ç’dokush, veçanërisht nëse, siç është paralajmëruar, do të marrë një rol të rëndësishëm qeveritar në një vend mik dhe aleat, duhet të respektojë sovranitetin e tij, dhe nuk mund të marrë përsipër detyrën për t’i dhënë atij receta”.

Kështu u shpreh presidenti Sergio Mattarella, i cili, pa përmendur emrin e Elon Musk, i cili ndërhyri  pas vendimit të gjyqtarëve italianë për çështjen e emigrantëve që do vinin në Shqipëri ,pronari i Tesla-s dhe X-it, është gati për t’iu bashkuar administratës Trump.

Kreu i shtetit foli me të njëjtat fjalë si më 7 tetor 2022, duke iu përgjigjur gazetarëve, pasi ministri francez Boone kishte premtuar “vigjilencë” për respektimin e të drejtave.

Kur ndërkohë Musk iu rikthye sulmit ndaj gjyqtarëve në ndalimin e qëndrave të emigrantëve në Shqipëri.”Kjo është e papranueshme. A jeton populli italian në një demokraci apo është një autokraci e pazgjedhur ajo që merr vendime?” ka thënë Elion Musk .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re