Skip to content

“Po mbrohet korrupsioni”- Komisioni Hetimor drejt dështimit? Agron Gjekmarkaj: Mazhoranca është kthyer në një gardë pretoriane

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj tha se Komisioni Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi në një aspekt po dështon, por në anën tjetër po bën një transparencë lidhur me atë se ku kanë shkuar qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.

I ftuar në emisionin Open në News24, Gjekmarkaj tha se i akuzuari kryesor, përgjegjësi kryesor, Kryeministri Edi Rama, nuk i përgjigjet ftesës së Komisionit hetimor.

“Mazhoranca është kthyer në një gardë pretoriane, po mbron Kryeministrin sikundër ka bërë në këto 12 vite. Po mbrohet korrupsioni i Edi Ramës, duket se ky është misioni i atyre deputetëve të mazhorancës që komandohen me urdhër”, tha Gjekmarkaj.

Ai tha se Vokshi ka bërë një punë të madhe në aspektin e transparencës, ashtu sikundër Jorida Tabaku kur drejtoi komisionin për inceneratorët. Gjekmarkaj i konsideroi komisionet hetimore politike, ndërsa theksoi se Kryeministri duhej të paraqitej në komisionin si dëshmitar i thirrur.

Analisti Arion Sulo tha se ajo që po ndodh në Komision është vetëm një propagandë nga ana e socialistëve, të cilët duan që Ilir Beqaj të shfaqet ose me poëer point ose me ato letrat e printuara për të treguar si ka qenë shëndetësia para 2013.

“Duan ta sabotojnë komisionin, duan ta mbyllin. Ilir Beqaj është në burg sot për SASPAK, për fondet e BE-së, për ca dreka e darka, por nuk është për konçensionet në shëndetësi. Pse nuk shkon Edi Rama në Komision të japë përgjigje, të japë llogari”, tha Sulo.

“”