Skip to content

PS-PD nuk bien dakord për dëshminë e Ilir Beqajt/ Gazetari zbulon detaje nga Komisioni Hetimor: Është një luftë nervash mes palëve

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë për Sterilizimin dhe Check-Up nuk ka përfunduar ende, e kjo për shkak të kërkesës së opozitës për marrjen në pyetje të kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenes Vilma Nushi, gjë që po kundërshtohet me forcë nga maxhoranca.

Gazetari Ergys Gjençaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, për emisionin “Open” në News 24, ka dhënë detaje lidhur me kohëzgjatjen e këtij komisioni.

I pyetur nëse plani i drejtueses së këtij komisionit, Albana Vokshit, është zgjatja e saj deri në mesnatë, gazetari u përgjigj se demokratja e ka bërë të qartë që nuk e lëshon karrigen deri në plotësimin e kërkesës së tyre.

Gjençaj sqaroi se socialistët qëndrojnë po aq kokëfortë, të cilët nuk plotësojnë kërkesën e opozitës, që konsiston në marrjen në pyetje të Edi Ramës dhe Vilma Nushit.

“Është një luftë nervash mes palëve! Askush nuk lëshon nga qëndrimi i tij!”, përfundoi gazetari.

Gazetari Ergys Gjençaj:

Drejtuesja e ka bërë të qartë edhe më herët se nuk do të lëshojë pozicionin e saj e do të vijojë këtë mbledhje deri në momentin, kur sipas saj, maxhoranca të pranojë, le ta themi kështu , kërkesën e saj. Këmbëngulja e Vokshit por edhe të opozitarëve të tjerë, anëtarë të komisionit hetimor, është thirrja e Edi Ramës dhe biznesmenes Vilma Nushi për të dëshmuar në këtë komision hetimor.

Albana Vokshi e ka thënë qartë se nuk do të lëvizë nga salla e mbledhjes dhe nuk do ta braktisë, nuk do të largohet nga mbledhja deri në plotësimin e kësaj kërkese. Kërkesë e cila, zyrtarisht e bërë e qartë, që nuk do të pranohet nga maxhoranca socialiste.

Socialistet qëndrojnë kokëfortë, në sallën e mbledhjeve me kërkesën ultimatume mund ta themi kështu, të thirrjes së Ilir Beqajt në sallën e komisionit hetimor, për të dhënë dëshminë e tij.

Është një luftë nervash mes palëve! Askush nuk lëshon nga qëndrimi i tij.

“”