Deputeti Agron Shehaj kërkoi sot në Kuvendin e Shqipërisë interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, për skandalin e Onkologjikut lidhur me mungesën e ilaçeve.
Shehaj thotë se ministrja nuk ka fare ndjeshmëri për rastet e humbjeve në spitalin e Onkologjikut, ndërsa tregoi rastin e një prindi që humbi djalin e tij.
Shehaj tha se qeveria ka vjedhur paratë e ilaçeve, që sipas tij i kanë përdorur pushtetarët për të ndërtuar resorte.
“E vërteta është që paratë e ilaçeve i keni në xhepat tuaja. Futeni dorën tek çanta juaj. I keni bërë vila, resorte”, tha ai.
Agron Shehaj: Si mund të dilni aty dhe të talleni me broçkulla duke thënë është fatkeqësi, çdo sëmundje është fatkeqësi. Por në rastin konkret jeni shtuar ju. Duhet të garantoni ilaçet në spitale. Si guxoni të thoni fatkeqësi. Nuk ke nga t’ja nisësh. Zotëria ka humbur jetën dhe ju thoni sëmundje e pashërueshme dhe duhej kapur,. Fajin e ka ai që nuk bëri kontrolle? Ai e ka fajin? Fajin e keni ju. Nuk e ka ai. Nuk mund të vini këtu dhe të talleni me jetën e njerëzve dhe e quani fantazi. Si mund të thuash thashetheme.
Të tregova dëshminë e babait që humbi djalin. Nuk e kishim lënë që të flisnim me raste. Duhet të fillojmë të flasim me raste, jo me broçkulla. Raste ka pafund. Ata që shkruajnë në rrjetet sociale janë njerëz dhe qytetarë. Tregojnë rastet e tyre. Pyeta qytetarët për çfarë ta pyes. Sepse thoni është çdo gjë falas. Doni raste të tjera.
Perlën e thatë kur më thatë pse nuk erdhët të më trokisni. Ju jeni shërbëtore. Duhet të shërbeni qytetarët. Ça do bënit ju po të trokisja unë? Ju vendosni kush do jetojë dhe do vdesin ë këtë vend. Si mund ta thuash një gjë të tillë? E vërteta është që paratë e ilaçeve i keni në xhepat tuaja. Futeni dorën tek çanta juaj. I keni bërë vila, resorte. Dëgjova fjalën dinjitet. Duhet të kujdesemi për dinjitetin e Beqajt. Një ish ministër i akuzuar për korrupsion vjen në komision hetimor dhe thotë po nuk më dhatë power point nuk flas. Jeni bërë milionera dhe t’ju trokasim tek dera aman ma jepni atë ilaçin.’
Në përgjigjen e saj ministrja Koçiu tha se kushdo që shkel ligjin do të përballet me drejtësinë, pavarësisht postin që ka nëse është ministër, drejtor apo farmacist.
Koçiu tha se ministria ka rritur inspektimet dhe kontrollet mbi subjektet farmaceutike dhe se në vitin aktual kanë kryer afërisht 500 inspektime ku dhe janë aplikuar masat administrative në raport me shkeljet e konstatuara.
Albana Koçiu: Ministria e shëndetësisë është e gatshme për të gjitha institucionet. Indikacionet nuk janë prova. Për sa i përket Rastet e dyshuara për shkelje të legjislacionit në fuqi për tregtimin e barnave të gjitha këto raste janë objekt inspektimi nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe e Pajisjeve Mjekësore dhe janë objekt ndjekjeje nga organet ligj zbatuese si policia e shtetit dhe krimit i ekonomik dhe organet gjyqësore.
Ne si ministri e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale kemi rritur inspektimet dhe kontrollet mbi subjektet farmaceutike. Në vitin aktual kemi pothuaj 500 inspektime ku dhe janë aplikuar masat administrative në raport me shkeljet e konstatuara. Tregtimi në farmacitë e rrjetit të hapur të barnave për përdorim spitalor pa diskutim përbën shkelje të rëndë të legjislacionit. Çdo subjekt që kryen këtë shkelje do të mbajë përgjegjësi.
Kushdo që ka shkelur ligjin pavarësisht se ka një pozicion të rëndësishëm apo është i barabartë para ligjit dhe duhet të përballet me drejtësinë dhe kjo vlen njësoj si për ministra, doktorë, farmacistë këdo që shkel vijën e kuqe.
