Skip to content

Berat/ 4500 fidanë pishe do të mbillen në zonat e djegura

1 13

6 mars – Në funksion të shtimit të hapësirave të gjelbra, bashkia e Beratit dhe Drejtoria e Bujqësisë dhe e Gjelbërimit, në bashkëpunim me institucionin e Prefekturës të Qarkut Berat, si dhe të disa institucioneve të tjera vendore, kanë nisur sot një aksion për mbjelljen e pemëve. Janë planifikuar të mbillen rreth 4500 rrënjë fidanë pishe në ato zona ku ato janë djegur ose dëmtuar. Ditën e sotme punonjësit e drejtorive pjesëmarrëse e përqendruan punën e tyre në malin “Partizani”, duke mbjellë rreth 160 fidanë pishe. Ky aksion për mbjelljen e pemëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në zona të tjera.

1 13
2 9
3 10
4 8
5 2
6 7
7 6
8 5
10 1
11 2
12 1
13 1

/e.caushi/