Skip to content

E rëndë! U godit me thikë në bark nga adoleshenti, vdes 14-vjeçari! Ngjarja jashtë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet

Ka ndërruar jetë 14-vjeçari, i cili u godit me thikë gjatë një sherri me dy bashkëmoshatarë të tij mesditën e sotme (18 Nëntor) jashtë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 13:10, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” në rrugën “Qema Stafa”.

Në sherrin me thika raportohet se janë përfshirë tre nxënës të moshën 14-vjeç. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy prej tyre, ku adoleshenti me iniciale M. C, humbi jetën.

Ndërsa 14-vjeçari tjetër me iniciale L. M., është goditur me thikë në gjoks dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Viktima mësohet se ishte goditur me thikë në zemër dhe u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi dot plagës së marrë.

Ndërkohë është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

“”