Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Tiranë, ku një 28 vjeçar është vrarë me armë zjarri me silenciator.
Krimi raportohet se ka ndodhur në zonën e Porcelanit, ndërsa në Farkë është gjetur një makinë e djegur.
Rreth 1 orë pas ngjarjes, një automjet me targa të huaja u gjet i djegur në zonën e Farkës. Dyshohet se makina i përket autorëve të atentatit ndaj 28-vjeçarit.
Ky është atentati i dytë që trondit Tiranën në 4 ditët e fundit. Në 14 nëntor u ekzekutua me një plumb në kokë biznesmeni Eduart Reçi, në sheshpushimin e pallatit pronë të tij. 52-vjeçari u qëllua nga distanca me pushkë me dylbi. Ngjarje kjo ende mister dhe po ashtu grupi hetimor nuk ka një pistë konkrete për motivet.
