Skip to content

VIDEO/ Plagosje me thikë në “Qytetin Studenti”, raportohet për një të lënduar! Policia rrethon zonën

Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur këtë mesditë (21 nëntor) në zonë e “Qytetit Studenti” të Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta, raporton se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po punon për zbardhjen e konfliktit.

“”