Skip to content

Kryetari i Bashkisë Berat uron festat e 7-8 Marsit

 

Nga Petrit SINAJ*-

Fort të nderuar mësues,
7 Marsi është një ditë kujtesë për të gjithë ata misionarë të dijes, të cilët me durim, këmbëngulje e pasion përcjellin ndër breza ndjenjën e humanizmit, mirëkuptimit, tolerancës dhe të dashurisë.

Çdonjëri prej nesh, pavarësisht çfarë detyre ka sot, ka qenë dikur nxënës, ka patur mësuesin e tij, që s’kursente kohën, frymën, pasionin, jetën, që nxënësit e tij të pajiseshin me dije, kulturë dhe edukatë.

Ndaj sot këta njerëz, më shumë se kurrë, meritojnë mirënjohjen dhe respektin tonë më të thellë.

Po ashtu, një nderim të veçantë meritojnë edhe gratë, të cilat, së bashku me mësuesit, i japin një kuptim të veçantë jetës dhe krejt njerëzimit.

Gëzuar festat e 7 – 8 Marsit!”