Skip to content

Video/Gjendet i pajetë në banesë i moshuari, zjarrfikësit ndërhyjnë për hapjen e derës

640 0 sd 956

Një i moshuar u gjet i pa jetë pasditen e së premtes në banesën e tij në Fier, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë, duke hyrë fillimisht nga dritaret, në katin e 8-të të pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 Shkurti.

Mësohet se ishin banorë të pallatit që kanë njoftuar policinë, ndërsa 80-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët prej disa ditësh.

I moshuari është gjetur pa shenja jete dhe paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.