Skip to content

Linja hekurudhore Lion – Torino, tjetër çarje mes Romës, Parisit e Brukselit

zeljeznica torino lyon epa

Roma është pozicionuar për një tjetër çështje kundër Parisit e Brukselit; për projektin e linjës hekurudhore Lion – Torino.

Sipas kryemistrit Giuseppe Conte, qeveria italiane është thellësisht e ndarë në raport me këtë projekt, duke bërë thirrje për rishikimin e tij.

“Unë nuk jam i bindur se ky është një projekt për të cilin ka nevojë Italia”, ka thënë Conte në një konferencë shtypi.

Ai tha se qeveria e tij nuk mund të gjejë një kompromis në lidhje me këtë çështje dhe i bëri thirrje Francës dhe Bashkimin Evropian për ta rishqyrtuar projektin, duke marrë në konsideratë dyshim etdhe pavendosmëritë e Romës.

“Qëllimi ynë është për të biseduar me partnerët tanë, Francën dhe Bashkimin Evropian mbi dyshimet që na rrethojnë”, shtoi kreu i qeverisë italiane.

Conte tha gjithashtu se shpërndarja e shpenzimeve midis Francës dhe Italisë nuk është e drejtë dhe se ata duhet të flasin për këtë.

Linja hekurudhore mes Lioni dhe Torinos, prej muajsh është një temë polemikash mes shumicës qeveritare të përbërë nga LEGA e Matteo Salvinit, me ata të Pesë Yjeve të Luigi Di Maios, një kundërshtar i ashpër i planit, të cilin e konsideron si “para publike e çuar kot”.