Skip to content

Fundjava sjell dimrin e ftohtë në vend, ulje temperaturash! Në këto zona do ketë rreshje dëbore

640 0 debore 4 1140x684 844

Rrebeshet dhe stuhitë i kanë lënë vend temperaturave më të ulëta. Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në orët e paradites, ndërsa më pas do të lokalizohen në lindje-juglindje të vendit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale deri në mesditë.

Temperaturat kanë pësuar rënie, ku nga 19 gradë celsius që ishin temperaturat maksimale një ditë më parë, sot shkojnë në vlerat 13 gradë celsius. Ndërkohë, temperaturat minimale do shënojnë deri në -5 gardë celsius në zonat malore.

Fundjava sjell dimrin e ftohtë në vend, ulje temperaturash! Ja zona me

Në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-lindje në lartësinë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në relievet malore në jug në lartësinë mbi 900-1000m reshje dëbore me intensitet të ulët.

Fundjava sjell dimrin e ftohtë në vend, ulje temperaturash! Ja zona me