Skip to content

Emri/ Ra në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën 61-vjeçari

640 0 ambulanca durres 946

Një 61-vjeçar ka humbur jetën, teksa po punonte në fshatin Skuraj.

61-vjeçari, Fatmir Haxhiu, ka rënë në makinerinë e përpunimit të inerteve në lumin Mat.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.

Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i makinerisë së përpunimit të inerteve.

Policia po vijon punën për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, si dhe ka bllokuar aktivitetin e përpunimit të inerteve në lumin Mat.