Skip to content

Fotot nga paparazzi/ U mor me ambulancë nga salla, deputeti i PD-së rikthehet në Parlament pas problemeve me shëndetin

Lefter Gështenja nuk u ndje mirë në seancën e parlamentare. Menjëherë është njoftuar ambulanca, e cila është afruar te dera e Kuvendit.

Gështenja u shoqërua nga dy-tre kolegë për tek autoambulanca. Mësohet se Gështenja vuan nga hernia diskale. Deputeti demokrat pati probleme me frymëmarrjen dhe ndodhej në korridor sapo del nga salla e seancave plenare.

Ai vuan prej kohësh nga hernia diskale dhe u është nënshtruar edhe terapive, por duket se vetëm pas një jave, gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.

Në seancën plenare të kësaj jave, deputeti nuk mungoi, duke u rikthyer i shëndetshëm në krye të detyrës së tij.

Ishte kolegu Bledion Nallbati që e shoqëronte, ku veç të tjerash, i kishte afruar edhe çadrën e tij, si për t’u kujdesur disi për mikun e tij.

“”