Duket si fillimi i një përrallë, por gjithçka është e vërtetë: një zonjë e moshuar shkoi në lumin Buzau, në Rumaninë juglindore. Sapo mbërriti në breg të rrjedhës së ujit, vuri re një gur me ngjyrë dhe formë të ndryshme nga të gjithë të tjerët. Ajo e mori mineralin e çuditshëm prej 3 kilogramësh e gjysmë, duke e çuar në shtëpi dhe duke e përdorur si penges për të ndaluar deren .

pietra

Një pengues dere i vecantë

Sipas një raporti të El Pais, shkëmbi i gjetur në fshatin Colti rezultoi të ishte një nga pjesët më të mëdha të qelibarit të paprekur në botë, me një vlerë të paktën 1 milion euro.

Qelibari formohet nga  rrëshira e pemëve që daton miliona vjet më parë. Me kalimin e kohës, substancat  shumë viskoze fosilizohen në një material të fortë, me ngjyrë të ngrohtë, i njohur gjerësisht si një gur i çmuar.

Në Rumani, rreth fshatit Colti mund të gjeni copa qelibari në gur ranor nga brigjet e lumit Buzau, ku është nxjerrë që nga vitet 1920. I njohur si rumanit, ky qelibar është i famshëm dhe i çmuar për gamën e gjerë të nuancave të kuqërremta të thella.

Sipas ekspertëve, qelibari është ndoshta midis 38 dhe 70 milion vjet i vjetër.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re