Ndoshta së shpejti do të jemi në gjendje t’i themi lamtumirë ndotjes për shkak të mikroplastikës, të cilat tani janë përhapur kudo në planet, madje edhe në trupin tonë: studiuesit e udhëhequr nga qendra japoneze Riken kanë arritur të nxjerrin një material po aq rezistent sa plastika konvencionale. Por që është e aftë të shpërbëhet plotësisht kur bie në kontakt me ujin e detit, duke parandaluar që mbeturinat  të shpërndahen në oqean.

Rezultati,është publikuar në Science, dhe duhet theksuar se esperimenti është i rëndësishëm dhe po shkon drejt fundit tëstudimit ,i  botuar edhe në revistën Environmental Research Letters, tregon se si ishulli plastik në Oqeanin Paqësor Verior po rritet më shpejt se sa pritej.

Aktualisht, ekzistojnë plastika të ndryshme të riciklueshme dhe të biodegradueshme, por për të gjitha mbetet i njëjti problem i madh: kur përfundojnë në ujë, ato nuk shpërbëhen plotësisht sepse janë të patretshme, dhe kështu përfundojnë duke u reduktuar në fragmente të rrezikshme dhe shumë ndotëse. .

Studiuesit e koordinuar nga Takuzo Aida u përpoqën ta zgjidhnin problemin duke zhvilluar një material në të cilin lidhjet midis molekulave që e përbëjnë atë janë të kthyeshme, por vetëm në kushte specifike: lidhjet prishen vetëm kur ekspozohen ndaj substancave të pranishme si në ujin e detit. , duke tretur plotësisht plastikën brenda pak orësh.

Autorët e studimit testuan materialin për t’u siguruar që ai mund të zëvendësojë në mënyrë efektive ato që përdoren aktualisht. Plastika e re është jo toksike dhe jo e ndezshme, dhe si të tjerat mund të riformohet në temperatura mbi 120 gradë.

Për më tepër, ajo mund të prodhojë materiale me karakteristika të ndryshme në varësi të nevojave: nga ato të forta dhe rezistente ndaj gërvishtjeve deri te ato të buta të ngjashme me silikonin, nga ato më të forta deri tek ato më fleksibël. Plastika është gjithashtu e biodegradueshme, duke u shpërbërë plotësisht në tokë në rreth dhjetë ditë dhe e riciklueshme, pasi substancat e përdorura mund të rikuperohen lehtësisht dhe me efikasitet. (ANSA).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re