Skip to content

Tragjike në Berat, nëna e pesë fëmijëve vetëvaret në Ditën e Gruas

litar kasolle
BERAT – Një 64-vjeçare nga fshati Drenovicë në fshatin Kutalli të Urës-Vajgurore mësohet se i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm. Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive, pranë banesës së saj.

Ngjarja është shënuar mesditën e sotme dhe kanë qenë dy djemtë e të ndjerës ata që e kanë gjetur nënën e tyre të varur. 64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, por më kot pasi mjekët konfirmojnë se gruaja ka mbërritur pa shenja jete.

lg.php?bannerid=742&campaignid=8&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Ftragjike ne berat vret veten diten e 8 marsit nena e 5 femijeve%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.google

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, pas ekzaminimit të vendngjarjes, deklarojnë se 64-vjeçarja është vetëvarur dhe se në trupin e saj nuk ka shenja dhune.

Sipas burimeve të afërta me familjen Shehu, viktima, 64-vjeçarja Hava Shehu jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe nje nga djemtë në burg të akuzuar për “vjedhje”. Sipas të afërmve dhe banorëve të fshatit Drenovicë këto kanë qenë edhe shkaqet që e kanë detyruar nënën e 5-fëmijëve të ndërmarrë këtë akt ekstrem, vetëflijimin.

lg.php?bannerid=841&campaignid=16&zoneid=471&loc=https%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Ftragjike ne berat vret veten diten e 8 marsit nena e 5 femijeve%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.google

Njoftimi nga policia:

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=472&loc=https%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Ftragjike ne berat vret veten diten e 8 marsit nena e 5 femijeve%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.google

Sot më datë 08.03.2019 është gjetur e vetvarur në banesë nga familjarët shtetasja H.SH, 64 vjeçe, banuese në fshatin Drenovicë.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=487&loc=https%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Ftragjike ne berat vret veten diten e 8 marsit nena e 5 femijeve%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.google

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=474&loc=https%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Ftragjike ne berat vret veten diten e 8 marsit nena e 5 femijeve%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.google

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Eneda Petova/ BalkanWeb