Skip to content

Sali Berisha pritet me brohorima në seli pas lirimit nga arresti shtëpiak

373da36c d946 4fbe 90b9 e37c3490dde6 750x375 1

Pas lirimit të tij nga arresti shtëpiak, Sali Berisha do mbajë një konferencë për mediat në selinë e Partisë Demokratike.

Në selinë e PD-së janë mbledhur gjithashtu mbështetës të tij, të cilët kanë ardhur për ta përkrahur liderin e opozitës në këtë moment,pasi janë  njoftuar se do të ketë një fjalim në selinë e PD  .

Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës janë mblidhur sot në orën 13:30 në selinë blu për të pritur kreun e kësaj force politike pas lirimit nga masa “arrest shtëpie”.

Bëhet me diej se strukturat e PD-së janë lajmëruar që në orën 13:30 të mblidhen në selinë qendrore për të pritur liderin demokrat. Në mesazhin dërguar strukturave lajmi për lirinë e Berishës cilësohet si i mrekullueshëm.

“Përshëndetje. Një lajm i mrekullueshëm. Doktor Berisha tashmë i lirë. Në orën 13.30 të gjithë te selia qendrore e PDSH për të pritur Liderin tonë historik”, thuhet në mesazhin e dërguar strukturave.