Koordinatori Politik i PD-së, Klevis Balliu, komentoi sot lirimin e kreu të Partisë Demokratike Sali Berisha nga arresti shtëpiak.

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News 24, Balliu tha se demokratët sot kanë gëzim të madh për lirimin e Berishës, sepse sipas tij me Berishën në terren, demokratët do të jenë më të fortë se dje.

“Kemi entuziazëm të madh se e dimë se sot me Berishën në terren jemi më të fortë se dje. Arsyeja e dytë e entuziazmit ishte sepse arresti në shtëpi i Berishës ishte padrejtësi e madhe, absurditet. Këta kanë 100 vite që duan që ai të iki, por ai nuk ikën. Zgjedhja e një padrejtësie na gëzon të gjithëve”, tha Balliu.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) dha ditën e sotme (27 Nëntor) vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha.

Berisha qendroi në arrest shtepie që prej datës 30 dhjetor të vitit 2023.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko